Dy vrasje e tri tentim vrasje, ky është personi që po kërkohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është në kërkim të Adem Isuf Helshanit i cili dyshohet për veprat penale, vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, dhe lëndim i lehtë trupor.
Përmes një njoftimi për media, policia ka këkruar bashkëpunimin e qytetarëve, duke thënë se kushdo që ka informacion për këtë person të lajmërohet në polici.
I pandehuri Helshani ka edhe fletarrest ndërkombëtar që nga vitit 2017, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
ADEM (Isuf) HELSHANI i lindur me 21.08.1974 në Ozrim-Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
2- (dy) raste për veprën penale “VRASJE E RËNDË”
3- (tri) raste për veprën penale “TENTIM VRASJE E RËNDË”
1- (një) rast për veprën penale “LENDIM I RËNDË TRUPOR”
1- (një) rast për veprën penale “LENDIM I LEHTË TRUPOR”
I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar që nga viti 2017
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]/FaktePlus