Ditën kur Kurti u bë kryeministër, Betim Reçica nënshkroi kontrata të kundërligjshme
Pikërisht në ditën e votimit të qeverisë “Kurti”, në Parlamentin e Kosovës zyrtarë të ministrive nëpër dikastere të ndryshme në Qeverinë e Kosovës kanë nxituar për të rehatuar njerëz sa më shumë nëpër institucionet qeveritare.
Një rast skandaloz ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës ku sipas burimeve të indeksonline sekretari i kësaj ministrie, Betim Reçica, ka nënshkruar dhjetëra kontrata në vepër, pikërisht në ditën kur është zgjedhur Qeveria e re e Kosovës.
Indeksonline ka siguruar 2 kontrata, të cilat kanë vulën e 3 shkurtit të vitit 2020.
Fatbardh Jakupit, nga Skënderaj, i cili mban titullin inxhinier i ndërtimtarisë i është vazhduar kontrata edhe për 6 muaj pra deri më 2 gusht 2020 ai ka qenë duke punuar me kontratë në vepër edhe vitin e kaluar.
Ndërsa rasti më flagrant është ai i Lulzim Ismajlit nga Lipjani, i cili mban titullin zyrtar administrativ në Departamentin e menaxhimit të rrugëve.
Ai është duke punuar me kontartë në vepër në MI, që nga data 11.09.2019 deri më 10.03.2020, pra në bazë të marrëveshjes atij i skadon kontrata me më 10 mars të këtij viti.
Mirëpo sekretari Betim Reçica, i ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme kontratën duke nënshkruar kontratë mbi kontratë pra Lulzim Ismajli tashti ka kontratë të re nga data 3 shkurt deri më 2 gusht të këtij viti, edhe pse ai kontratën e vjetër e ka pasur deri më 10 mars të këtij viti.