Legjenda gjermane këshillon Bayernin: Transferojeni Milot Rashicën
Legjenda e futbollit gjerman, Dieter Hamann, ka këshilluar Bayern Munich që të transferojë yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Bavarezët prej kohësh janë të lidhur me anësorin e Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili nuk ka fshehur dëshirën për të kaluar te kampionët e Bundesligës.
Por, sipas Hamann, që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Liverpool dhe Bayern Munich, këta të fundit do të bënin mirë nëse shikojnë mundësinë e transferimit të Milot Rashicës, lojtarit që po mban i vetëm mbi supe Werder Bremen.
“Nëse do të isha te Bayern, do të shkoja për Rashicën në vend të Sane”, ka deklaruar Hamann, përcjell lajmi.net.
“Të marrësh një futbollist për 100 milionë pa pasur siguri. Do të shkoja për Rashicën i cili me siguri do të ishte një opsion shumë më i lirë”./FaktePlus