Osmani: Duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, me të cilën diskutoi bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.
“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, tha kryekuvendarja Osmani.
Ambasadori Servais, ndërkaq, tha se respektimi i procedurave demokratike gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij, si dhë kultura e treguar, tregojnë pjekuri politike. Zgjedhja e dr. Osmanit në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq, sipas ambasadorit Servais, është mesazh tepër pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike.
Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.
Palët u pajtuan që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve. /FaktePlus