Kurti: Zëri i Nexhmijes nuk pushon
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar disa fjalë për vdekjen e bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarusha.
Kurti, ka shkruar se të gjithë sot për të i kanë sytë e njomë, përcjell FaktePlus.
Sipas Kurtit, zëri i Nexhmijës nuk pushon.
Postimi i tij i plotë:
Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!
Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.
Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.
Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën./FaktePlus