Godet Labinot Tahiri: Kur Nexhmija kishte nevojë të gjithë e harruat, sot përmes rrjeteve sociale po e bëni IKONË
Sot në moshën 86 vjeçare ka vdekur bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Politikanë, qytetarë e këngëtarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e saj, duke e kujtuar veprën e Pagarushës, shkruan FaktePlus.
Por, ndaj shkrimeve të politikanëve ka reaguar këngëtari, Labinot Tahiri.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Tahiri ka shkruar se Nexhmije Pagarusha sot ju mungon të gjithëve, por kur kjo e fundit kishte nevojë të gjithë e harruan.
Ai ka thënë se sot mundohen të të bëjnë ikonë nëpër rrjetet e tyre sociale, por kanë harruar që t’i ishe ikonë dhe bazamenti i artit apo skenës sonë shqiptare.