Më e mirë taksa apo reciprociteti, tregon biznesmeni kosovar që i jep nga 14 rroga për punëtorët
Njëri prej biznesmenëve të njohur në Kosovë e që është njëri prej pronarëve të kompanisë “Meka Halal Food”, Pirro Piraj ka reaguar pas lajmeve se taksa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet.
Ai ka thënë se taksa e cila është vendosur nga qeveria Haradinaj ka pasur efekte të shuma si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, përcjell FaktePlus.
Piraj ka thënë se ka qenë përkrahës i madh i taksës, duke shtuar se produktetet serbe si me taksë si pa taksë duhet të refuzohen nga qytetarët e Kosovës.
Por, duke folur për reciprocitetin Piraj ka thënë se ky i fundit është një hap më shumë se sa taksa dhe ia ndalon Serbisë edhe ato pak produkte apo mallra që aktualisht hyjnë në tregun e Kosovës duke paguar taksën.
Kujtojmë se Kompania “Meka”, me pronar Burim Pirajn në vitin 1992 ka filluar aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë; sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.
Kjo kompani është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare për cilësi në prodhimin e produkteve HALAL.
Postimi i tij i plotë në Facebook.
Taksa vs Reciprociteti
Taksa 100% e cila u vendos nga qeveria Haradinaj padyshim se ka pas efekte të shumta, si në aspektin politikë, gjithashtu edhe në atë ekonomik.
Dihet që qëllimi i vendosjes së taksës ishte vendim politikë, mirëpo në aspektin ekonomik ka pas ndikim të madh, sepse dihet që qindra miliona euro ka qenë vlera e importit nga Serbia.
Shtrohet pyetja se a ka pas ndikim negativ apo pozitiv në ekonomin tonë?
Unë personalisht mendoj që ndikimi pozitiv ka qenë larg më i madh se ai negativ, dhe se shikuar në aspektin ekonomik, taksa ju ka ndihmuar shumë bizneseve vendore në rritjen e shitjes dhe promovimin e produkteve të tyre në treg, mirëpo normalisht se ka pas edhe nga ato biznese që janë dëmtuar nga taksa, pasi që një pjesë të lëndës së parë, apo edhe pajisjeve të ndryshme i kanë importuar nga shteti fqinjë.
Për sa i përket reciprocitetit, duke e pas parasysh qasjen e vazhdueshme që e ka pas dhe vazhdon ta ketë Serbia ndaj neve, nuk pres që në një të ardhme të afërt të i pranoj dokumentacionet tona, pasi që në rast të pranimit të dokumentacioneve tona, atëherë qëllimi për të cilin edhe është vendos taksa po mendoj se po arrihet, sepse njohja e dokumentacionit të shtetit tonë, rrjedhimisht nënkuptohet dhe reflekton si njohje e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Kam qenë përkrahës i madh i taksës, sepse për mua as nuk do të duhej të diskutohej konsumi i produkteve serbe, si me taksë, si pa taksë, në tregun tonë produktet serbe duhet të refuzohen maksimalisht, mirëpo mendoj që vendosja e reciprocitetit është një hapë më shumë se taksa, dhe se ja ndalon Serbisë edhe ato pak produkte apo mallra që aktualisht hyjnë në tregun tonë duke e paguar taksën, dhe se pranimi i dokumentacionit tonë, nuk besoj se do të duhej të shikohej si hapë i gabuar për largimin e taksës, mirëpo si një politikë shumë e mençur që duke e shfrytëzuar interesin e shtetit serb që ta ketë tregun tonë, të na njeh si shtet, qëllim ky që punojmë e veprojmë së bashku me aleatët tonë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës!
Pirro Piraj/FaktePlus