Drejtori i Krimeve Ekonomike e konfirmon se ka lidhje familjare me policin që u arrestua mbrëmë
Drejtori i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka konfirmuar se ka lidhje familjare me njërin prej hetuesve policor i cili është arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës pas aksionit të titulluar “Ryshfeti”.
Spahiu ka thënë se babai i tij dhe babai i hetuesit të arrestuar janë tezakë.
Megjithatë ai ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në hetimet që do të zhvillohen.
“Është e vërtetë se me hetuesin e krimeve ekonomike kam një relacion familjar. Prindërit tanë janë tezakë. Kjo nuk e zbeh qasjen time e as të stafit mbikëqyrës që me i hetuar rastet “, ka thënë Spahiu.
Mbrëmë IPK pas disa informatave të marra ka arrestuar dy hetues policorë të krimeve ekonomike. Ndërsa sot është arrestuar edhe një zyrtar i MPB’së dhe dy qytetarë tjerë si të dyshuar për përfshirje në skemën korruptive.