Kurti ngushëllon familjet që humbën të dashurit e tyre nga orteku në Turqi
Orteku i borës në Turqi ka lënë të vdekur deri më tani 39 persona.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell FaktePlus.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti i ka shprehur ngushëllime presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk.
Postimi i tij i plotë:
Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.
Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera./FaktePlus