Anëtari i Nismës në Drenas i bashkohet PDK-së
Sot, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se edhe një anëtar udhëheqës lokal i Nismës në Drenas e ka anëtarësuar në PDK.
“Çdo ditë jemi më të fortë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, radhëve të PDK-së, dega në Drenas, iu bashkua edhe prof. Izjah Qelaj, nënkryetar i degës së “Nismës” në Drenas.
Puna dhe përkushtimi ynë për qytetarët, zbatimi i premtimeve dhe afria me çështjet që preokupojnë qytetarin, kanë bërë që vizioni ynë të marrë përkrahje të vazhdueshme.
Çdo ditë jemi më të fortë!
Mirë se vjen prof. Qelaj!/FaktePlus