Shenjat e para të zëvendësimit, a do të jetë Ekrem Hyseni kryetar i ardhshëm i Podujevës
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është vizituar nga dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu.
Në një postim të Rekaliut, ai ka thënë se së bashku me deputetin Ekrem Hyseni, ka vizituar në zyre, ministrin Agim Veliu, teksa është shprehur i bindur se do shënojë suksese në përgjegjësinë e re që e ka marrur.
Rekaliu, ka thënë se së bashku do të jenë në sfidat dhe fitoret e radhës.
Kjo ka qenë vetëm njëra nga vizitat që ia kanë bërë Veliut, në ditën e parë të punës së tij, si Ministër i Punëve të Brendshme.Bashkë me deputetin Dr.Ekrem Hyseni, vizituam Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu. I uruam suksese në përgjegjësitë e reja që ai i ka marrë në të mirë të qytetarëve dhe shtetësisë së Kosovës. Besojmë shumë, që zotëri Veliu, sikurse gjithmonë në të kaluarën, do të shënojë suksese të jashtëzakonshme në këtë dikaster të rëndësishëm për vendin.
Bashkë do të jemi në sfidat dhe fitoret e radhës.