Me ceremoni shtetërore Kurti bëhet kryeministër, kritikohet ashpër nga opozita
Po parakalon në tapetin e kuq në detyrën e kryeministrit të vendit
Një opozitar i zëshëm prej se hyri në Kuvendin e Kosovës, biles duke kundërshtuar edhe simbolet shtetërore, të cilave gjatë pranimit të detyrës iu ka qëndruar ‘gatito’.
Pas më shumë së 20 vite aktivitet në politikë, Albin Kurti me ceremoni shtetërore po e pranon postin e kryeministrit, nga ish-zëvëndës kryeministri i parë Behgjet Pacolli.
Ai u zotua se si kryeministër i ri i vendit do të punoj me përgjegjësi dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës duke treguar kështu edhe përkushtimin e tij për detyrat që do ti barten si kryeministër.
Pasi mori postin e kryeministrit Kurti ka mbajtur edhe mbledhjen e parë të Qeverisë, duke iu drejtuar ministrave të kabinetit të tij me fjalët e para.
“Ky kabinet është i qyetarëve dhe se ne punojmë në emër të tyre dhe për ta. Ata na e kanë dhënë besimin dhe mandatin dhe presin nga ne që t’i realizojmë prioritetet dhe detyrat tona. Nuk mund të pushojmë derisa ta shpërblejmë besimin e tyre. 100 ditët e para do të jenë të zëna me përkushtim dhe angazhim. Më shumë do të rrijmë në këmbë me detyrat që na presin. Nuk kam dyshim se ne kemi aftësinë, guximin dhe shkathtësitë për të dhënë rezultate në ato që kërkohen prej nesh. Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësoijmë përmendësh programin që del nga marrëveshja jonë. Le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç i kemi qytetarët tonë që janë aq të mirë. Ministri i bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me bujqit e jo të rri ulur në zyre sikurse ai shëndetësisë të rri me pacientë e jo të rri në kolltuk. Mandati mund të jetë edhe privilegj por duhet ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer”.
Ndryshe Kurti dje është zgjedhur kryeministër i vendit me 66 vota pro dhe 10 abstenime.
Vendi tashmë ka themeluar institucionet e saj të reja që dolën nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2020.
E gjatë seancës së mbrëmshme e cila zgjati afro nëntë orë, pati shumë kritika dhe kundërthënie për qeverinë e re.
Gjatë qëndrimit nëntë orësh qëndrimi në Kuvendin e Kosovës dhe fjalimeve të shumta nga opozita, shumica parlamentare kishin lëshuar sallën e ata që ndodheshin brenda po argëtoheshin në telefona.
Derisa po përfundonin fjalimet, jo të gjithë qëndruan në sallë që të votonin për kryeministrin e ri, Albin Kurti me shumicë votash zuri vendin e kryeministrit të Kosovës.
Më pas në një seancë të jashtë zakonshme të Kuvendit edhe Vjosa Osmani pritet ta marrë postin e kryetarës së Kuvendit të cilin tash e një muaj e kishte Glauk Konjufca, por iu desh ta dorëzonte për t’u arritur marrëveshja e cila kishte ngecur për më shumë se 4 muaj mes VV-së e LDK-së.
Dithet se tashmë qeveria e re ka filluar duke marrë detyrat dhe përgjegjësit e saj.