Osmani tregon se a e hoqi nga zyra fotografinë e presidentit Thaçi
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas vizitës në repartin e Neonatologjisë ka komentuar para mediave se pse e ka hequr nga zyra fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.
Osmani ka thënë se ka arsye për këtë, e që sipas ligjit shton se fotografia e presidentit është në Kuvend. Kryeparlamentarja ka deklaruar se do të mbajë në zyrë një person që e inspiron.
“Natyrisht që ka arsye. Unë e njohë ligjin dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit është në Kuvend. Unë kam dashur qe në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron. Ligji për simbolet nuk e përcakton se në cilin cep të ndodhet fotografia e presidentit”, tha Osmani.
Në shoqërimin e drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovcit, kryetarja e Kuvendit ka falënderuar stafin e kësaj klinike për punën.
“I falënderoj doktorët për punën e jashtëzakonshme qe e bëjnë. Si kryetare e Kuvendit vizitën time të parë e kam nisë me simbolikë aty ku fillon jeta, dhe të tregojë që ne si Kuvend i Republikës së Kosovës do ta bëjmë të pamundurën që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës. Ky shtet do të bëhet kur ne e vendosim si prioritet jetën e foshnjave’, ka deklaruar Osmani.
Ndërkohë, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka falënderuar Osmanin për vizitën.
‘Ishte kënaqësi sot qe ta kemi në vizitë kryetaren e Kuvendit. Ajo ka ardhë aty ku fillon jeta. I falënderohem përzemërsisht’, ka thënë ai./FaktePlus