Pacolli jep detaje, tregon si e mori Kurti detyrën e Kryeministrit
Ish-zv.kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli sot në mungesë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht detyrën kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.
Pacolli, ka thënë se gjithçka u zhvilluar me dinjitet sipas një tradite që po konsolidohet në nderim të plotë të Flamurit, Himnit, Gardës së nderit dhe institucioneve të Kosovës, përcjell FaktePlus.
Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se Kuritt ia ka dorëzuar edhe raportin e Qeverisë që shkoi.
Postimi i tij i plotë:
Sot kisha nderin që në mënyrë ceremoniale t’i dorëzoja detyrën Kryeministrit të ri Albin Kurti. Gjithçka u zhvillua me dinjitet sipas një tradite që po konsolidohet në nderim të plotë të Flamurit, Himnit, Gardës së nderit dhe institucioneve të Kosovës. Zotëri Kurti pranoi Raportin e punës së qeverisë që shkoi dhe më falënderoi për urimet që unë i bëra “për suksese në favor të popullit të Kosovës dhe lumturi personale!”/FaktePlus