Porosia e Kurtit për ministrat: Kemi ulëse boll, por më shumë do të rrini në këmbë
Kryeministri i ri i Kosovës, me të pranuar detyrën edhe zyrtarisht ka mbajtur edhe mbledhjen e parë të Qeverisë, duke iu drejtuar ministrave të kabinetit të tij me fjalët e para.
Ai, ka thënë se kabineti i tij ështëtë kabinet i qytetarëve, duke premtuar se do të punojnë në emër të tyre, raporton FaktePlus.
Ndërsa, duke iu drejtuar ministrave tha se kanë shumë punë, duke shtuar se pavarësisht që ulëse në zyre ka mjaftueshëm, ministrat më shumë do të qëndrojnë në këmbë.
Pjesë të fjalimit të Albin Kurtit nga mbledhja e Qeverisë:
Ky kabinet është i qyetarëve dhe se ne punojmë në emër të tyre dhe për ta. Ata na e kanë dhënë besimin dhe mandatin dhe presin nga ne që t’i realizojmë prioritetet dhe detyrat tona.
Nuk mund të pushojmë derisa ta shpërblejmë besimin e tyre. 100 ditët e para do të jenë të zëna me përkushtim dhe angazhim.
Më shumë do të rrijmë në këmbë me detyrat që na presin.
Nuk kam dyshim se ne kemi aftësinë, guximin dhe shkathtësitë për të dhënë rezultate në ato që kërkohen prej nesh.
Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësoijmë përmendësh programin që del nga marrëveshja jonë.
Le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç i kemi qytetarët tonë që janë aq të mirë.
Ministri i bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me bujqit e jo të rri ulur në zyre sikurse ai shëndetësisë të rri me pacientë e jo të rri në kolltuk.
Mandati mund të jetë edhe privilegj por duhet ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer.
Shancet për sukses i kemi të mëdha por duhet të punojmë si ekip. Sukseset e dështimet janë kolektikve e jo personale e partikae.
Do të jemi Qeveria e Republikës së Kosovës që do të punojmë së bashku.
Asgjë nuk është më e rëndëisshme për mua se sa programi qverisës. Qëllimet i kemi të mira e dëshirat për sukese të mëdha.
Mbështetjen e gjeni tek unë dhe jam i bindur se ju më kuptoni që ky shanc është unik për secalin peej jush që të tregoni përkushtimin tuaj.
Mos të harrojmëqë qeverisja jonë është që qytetarët ta shohin vetveten. Le të jetë kjo një pamje që ata duan ta shohin sërish e përsëri./FaktePlus