Pamjet e para të Kurtit në Qeveri
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht është akomoduar në zyrën e tij në objektin e Qeverisë.
Kurti ka pranuar detyrën e re me ceremoni shtetërore nga ish- zv.kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli e jo nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton FaktePlus.
Kjo për shkak se Haradinaj gjendet jashtë vendit.
Ish-zv.kryeministri Behgjet Pacolli duke ia dorëzuar detyrën kryeministrit Kurti, i tregoi edhe detyrat dhe përgjegjësitë që e presin.
Pacolli dhe Kurti pastaj ndërruan edhe vendet , ku ky i fundit edhe zyrtarishtzuri vendin e ish-kryeministrit Hardinaj.
Kurti, u betua se do të punojë me përgjegjësi dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke treguar kështu edhe përkushtimin e tij dhe detyrat që do t’I barten si kryeministër i ri.
Kurti u votua për kryeministër më 66 vota pro, asnjë kundër dhe dhjetë abstenime./FaktePlus