Serbia dhe aferat e mëdha kriminale në Kosovë
Janë nxjerrë në dritë dyshime për keqpërdorime të mjeteve që i dërgon Serbia në Kosovë për projekte të ndryshme, nga të ashtuquajturat Organe të Përkohshme
“Mjetet që qeveria e Serbisë i dërgon në Kosovë janë të mjaftueshme për ta punësuar gjithë popullatën serbe, por ato po harxhohen pa ndonjë destinim, po keqpërdoren në mënyrën më të keqe të mundshme ose po kthehen prapa nga Organet e Përkohshme, ka edhe shpëlarje parash”, është një konstatim, i cili ka dalë nga një debat në kuadër të emisionit “Dogovor” të radios “Kim”. Rashiq: Paratë zhduken, sepse nuk i sheh askush.
“Shitja e tokave në Kosovën Qendrore” ka qenë tema e një debati, i cili është organizuar në kuadër të emisionit “Dogovor” në radion “Kim” e në të cilin merrnin pjesë kryetari i Partisë Progresiste Demokratike Serbe, Nenad Rashiq, Gordana Gjoriq, përfaqësuese e shoqatës së gruas afariste “Avenija” dhe Nedelko Zejak, profesor. Në një debat me shumë polemika, siç përcjell portali “Kossev”, ata kanë nxjerrë në dritë dyshime për keqpërdorime të mjeteve që i dërgon Serbia në Kosovë për projekte të ndryshme, nga të ashtuquajturat Organe të Përkohshme, që në fakt janë komuna paralele të instaluara nga qeveria e Serbisë.