Lutfi Haziri flet për votimin e qeverisë së re
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore, por asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk ka pranuar që këta t’i shpalosë para mediave.
Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.
Ndryshe, nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes që u nënshkrua sot, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.