Hapet votimi për marrëveshjen e koalicionit në Zyrat e VV-së në Obiliq
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq ka njoftuar se është hapur vendvotimi në zyrat e saj për votimin e marrëveshjes së sotme opër bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Njoftimi i plotë i kësaj Qendre:
Të nderuarë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot
Ashtu siç jeni të informuar sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion qeveritar me LDK-ën për qeverinë Kurti.
Bazuar në Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! koalicioni pas zgjedhor aprovohet me demokraci të drejtëpërdrejtë, pra secili anëtarë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! voton pro apo kundër këtij kualicioni.
Në kuadër të kësaj është hapur vendëvotimi në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot. Andaj edhe ju ftojmë që deri në ora 19:00 të vini dhe të jepni kontributin tuaj.