Geci: Të hënën bëhet Qeveria
Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se informatat janë që të hënën (03 shkurt, 2020) do të arrihet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë.
“Informatat janë se Qeveria Kurti të hënën do të arrihet dhe kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë”./FaktePlus