VV i përgjigjet Hazirit: Kthimi para 26 dhjetorit nuk është i mundur
Zyrtrari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, edhe njëherë ka ripërsëritur se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet nga pozita e kryeparlamentarit.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Bahtiri ka thënë se kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, përcjell FaktePlus.
Kjo pasi, që sipas tij Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.
Bahtiri, ka ftuar LDK-në, që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ndërsa, sot gjatë ditës LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku nënkryetari i saj, Lutfi Haziri ka thënë se kjo e fundit duhet të udhëheq me Parlamentin, ndërsa VV-ja me Qeverinë.
Postimi i tij i plotë:
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.
Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve./FaktePlus