Deputeti i VV-së: Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po beson se koalicioni mes VV-së e LDK-së, është shumë afër.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova do ta ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tone./FaktePlus