Veliu iu thotë gazetarëve: Pse s’po pushoni pak
Sot gjatë ditës është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në takim po marrin pjesë Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Agim Veliu, Vjosa Osmani të cilët janë parë duke hyrë në zyret e Kryesisë së LDK-së.
Para fillimit të takimit, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është ndalur nga gazetarët.
“Pse more s’po pushoni pak”, iu është drejtuar shkurt Veliu gazetarëve.
Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e Albin Kurtit ka vendosur që të hënën nga ora 11:00, të mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re.