Për 24 orë tri raste të dhunës në familje
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë në Prishtinë një person është arrestuar pasi ka e sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.
Për të njëjtën vepër është arrestuar një person në Prizren. I njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një grua pasi në vazhdimësi ka kanosur e fyer burrin e saj dhe familjarët. Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.
Njësia policore është në kërkim të dyshuarës. Rasti është duke u hetuar./FaktePlus