Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina, në mesin e tyre edhe një shtetas shqiptar
Avioni i dërguar nga Turqia për evakuimin e shtetasve të saj dhe shtetasve të vendeve të tjera përfshirë edhe një shtetas të Shqipërisë, pasi ka marrë udhëtarët në bord është nisur nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton AA.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me evakuimin nga Kina për shkak të koronavirusit të ri ka thënë se “Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi”.
“Avioni ynë i evakuimit u ngrit në fluturim nga qyteti Wuhan. Rrugë të mbarë. Për shkak se 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi, në avion kanë hipur gjithsej 42 persona. Gjatë kontrollit të kryer shëndetësor nuk është gjetur shenjë sëmundjeje tek asnjëri prej udhëtarëve”, tha ministri Koca.
Një avion transportues mallrash i Turqisë ishte nisur drejt Kinës për të transportuar qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera të afërta, përfshirë një shtetas të Shqipërisë nga qyteti kinez Wuhan ku muajin e kaluar u shfaq për herë të parë koronavirusi.
#Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina, përfshirë një shtetas shqiptar http://v.aa.com.tr/1720970
#Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina, përfshirë një shtetas shqiptar http://v.aa.com.tr/1720970
Julkaissut Anadolu Agency Shqip Lauantaina 1. helmikuuta 2020