Ardian Gjini mbledh zyrtarët e AAK-së, u shtron darkë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë mbrëmjes së sotme ka pasë një darkë pune në Gjakovë me disa nga pjesëtarët e partisë që ai drejton AAK-së.
Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku tregoi se për çfarë kanë diskutuar.
“Darkë pune në Gjakovë me ministra, kryetarë komunash, deputetë, ish-kryetarë e bashkëpunëtorë, të shtruar nga kryetari Ardian Gjini”.
“Kënaqësi të diskutojmë me njerëz të përkushtuar rreth aktualitetit politik, çështjeve që na preokupojnë dhe punëve që na presin si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./FaktePlus