Borrelli paralajmëron emërimin e një përfaqësuesi special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka thënë se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
Por, sipas tij, kjo nënkupton që të ketë një person të veçantë për këtë e jo ndërmjetësimin e bisedimeve ta bëjë ai.
Borelli, gjatë vizitës në Beograd, shfaqi shpresën se dialogu do të rifillojë së shpejti. Ai tha se kur të ndodhë kjo, BE-ja do të jetë e gatshme ta vazhdojë ndërmjetësimin, raporton KTV.
Në konferencën për media me Borellin, Vuçiqi tha se Serbia është e gatshme të ulet në tryezë me Prishtinën, kur kjo e fundit t’ua heqë taksën prodhimeve të importuara nga Serbia dhe të diskutojë për, siç tha, të gjitha çështjet thelbësore.
Borrelli ka vizituar Beogradin, një ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku ndër të tjerash tha se Brukseli nuk ka rivalitet me SHBA-në dhe se nuk do të imponojnë marrëveshje.