Mjekët ia heqin gruas një lëmsh të madh me qime nga vezoret
Një cistë gjigante e përbërë nga qindra qime është hequr nga vezoret e një gruaje.
Kirurgët thonë se disa prej qimeve që janë nxjerrë nga kjo 30-vjeçare, ishin rritur brenda saj që nga lindja.
Gruaja e paidentifikuar ruse kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi pësoi dhimbje barku.
Mjekja kryesor i Qendrës Perinatal Kolomna, Tatiana Shavrak, tha: “cistet dermoide janë një tumor jo kanceroz i vezores”.
“Ato janë kapsula me mure mjaft të trasha, të cilat përbëhen nga mukusi i përzier me inde të ndryshme njerëzore”.
“Brenda cistit gjetëm shtresën e sipërme të lëkurës sonë, yndyrnat, flokët, kockat dhe madje edhe dhëmbë”.
Cistet – që në këtë rast ishin të përbëra kryesisht nga flokët – u hoqën me sukses me laparoskopi, dhe sistemi i riprodhimit të gruas nuk u dëmtua.