Haxhiu i PDK-së me akuza të rënda për qeverisjen e Sokol Halitit
Sipas Taulant Haxhiut 32 mijë euro dreka e darka, për vitin 2019 janë harxhuar nga qeverisja e Sokol Halitit, 155.000 mijë euro për vitin 2019 dënime nga gjykatat për shkak të vendimeve të këqija të kësaj qeverisje. 25% të buxhetit në komunën e Vitisë i ka marr i njëjti pronar përmes tri firmave. Kjo është e tmerrshme dhe është konflikt interesi, shkelje e rënd ligjore. Shumicën e tenderëve i merr një njeri përmes disa kompanive që ka në pronësi.
Prokuroria duhet të filloj hetimet për projektin “Zgjerimi i rrugës Drobesh – Rruga e Mogillës” projekt dy vjeçar 2018-2019 në vlerë prej 341.406 euro, plus 100.000 mijë euro këtë vit, dhe të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë e dijnë a është zgjeruar kjo rrugë në ‘3-4 a 6 korsi”.
Vit pas viti shkeljet ligjore të Komunës së Vitisë dhe kryetarit Sokol Haliti s`kanë të ndalur në të gjitha segmentet e qeverisjes nga arsimi, infrastruktura, ekonomia, shërbimet publike, shëndetësia, bujqësia e sektorë tjerë.
Raporti i vitit 2019 përmban shumë gjëra që tregojnë për dëmin e madh që ky kryetar i ka bërë Komunës së Vitisë përmes veprimeve të tij. Deri kur organet e hetuesisë do fillojnë të kryejnë detyrën e tyre dhe të marrin masa apo…. ka diçka tjetër këtu ka shkruar Haxhiu.