Iniciativa e Thaçit për promovimin e të drejtave të LGBTIQ+, kështu reagon ambasadori Grenell
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndërmarrë një iniciativë për themelimin e një Këshilli konsultativ për të drejtat e LGBTIQ+.
Kjo iniciativë sipas tij, do të ketë prioritet promovimin e të drejtave të këtij komuniteti ndërsa njoftimin e ka bërë publik në llogarinë e tij të rrjetit social, Twitter.
“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli konsultativ për të drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së presidentit të Republikës së Kosovës. Promovimi i i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi në Twitter sot gjatë ditës.
E ndaj shkrimit të Thaçit në Twitter reagoi Richard Grenell, emisari i presidentit Donald Trump. Ai e falënderoi Thaçin për këtë iniciativë.
“Falemnderit, President Thaçi”, shkroi Grenell në Twitter.
Grenell, i cili ka marrë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi, po ashtu i takon komunitetit LGBTIQ+./FaktePlus
Thank you, President @HashimThaciRKS https://t.co/olQ6SxdAaq
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 31, 2020