Shaqiri nuk do të luajë kundër Southampton
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë Liverpoolin në ndeshjen e së shtunës kur ‘The Reds’ presin në shtëpi Southamptonin.
Anësori me prejardhje nga Kosova është konfirmuar si mungesë për këtë ndeshje nga trajneri Jurgen Klopp, i cili nuk do të mund të llogarisë as në James Milner.
“Jo për këtë ndeshje, por pas kësaj, me shpresë”, u përgjigj Klopp kur u pyet nëse Shaqiri dhe Milner janë të gatshëm.
Lajm i mirë për Kloppin është se mund të llogarisë në Adam Lallana and Divock Origi.
Liverpool pas 24 xhirove, kryeson në Premierligë me 70 pikë, 19 më shumë se sa Manchester City.