Kuvendi njofton edhe zyrtarisht për mbajtjen e seancës, pritet të votohet Qeveria
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që seanca e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re do të mbahet të hënën.
Përmes, njoftimit për media bëhetë e ditur se seanca do të fillojë në ora 11:00, përcjell FaktePlus.
Në seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.
Njoftimi i plotë:
Data: 3 shkurt 2020
Dita: E hënë
Seanca plenare e Kuvendittë Republikës së Kosovës
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 11:00
Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.
R e n d i i d i t ë s:
Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës./FaktePlus