50 vjeçari në Mitrovicë i jep fund jetës duke u varur në litar
Në fshatin Broboniq të Mitrovicës, në një zonë malore, u gjet pa shenja jete një 50-vjeçar i varur në litar.
Lajmin për FaktePlus, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai ka thënë se ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00.
“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50-vjeçar, ishte pa shenja jete”, ka thënë Zaiti, për FaktePlus.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë’’./FaktePlus