Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, rrotullohet ambulanca
Një rast i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Një ambulancë është vetaksidentuar pasi ka humbur kontrollin.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Në ora 21:15, në fshatin Bresalc, magjistralja Gjilan- Prishtinë, një autoambulancë, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
Dy persona janë lënduar në këtë aksident.