Dikur i bënte Vetëvendosja, sot i bëhen asaj grafite
Jemi mësuar që ndër vite të shohim grafite në muret e qyteteve të Kosovës, shpesh herë të realizuara edhe nga anëtarë të Lëvizje Vetëvendosje.
Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje pati një slogan që përdorej vazhdimisht, e ku thuhej “Jo negociata, Vetëvendosje”.
Por së fundi në Pejë dikush ka realizuar grafite, që këtë herë i referohen pikërisht Lëvizje Vetëvendosje dhe situatës së krijuar së fundi në mos-arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.
Në këto grafitë thuhet “Jo Vetëvendosje, por negociata. Mashtrues dhe nënshtrues”.
Këto grafitë u bën pikërisht këto ditë kur edhe po bëhet e qartë se VV dhe LDK nuk po arrijnë assesi të koordinohen lidhur me koalicionin, për të cilin në fillim shprehin se do të arrihet mjaftë shpejtë.