Haradinaj premton përkrahje për përmirësimin e kushteve në QKMF të Deçanit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar drejtorin e Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në Deçan, Selmon Berishën.
Haradinaj ka shkruar se Dr Selmoni është i vendosur që kjo qendër do të jetë 24 orë në dispozicion të qytetarëve.
“Edhe pse me shumë mungesa të natyrave të ndryshme, po bëhet një punë e madhe nga stafi i kësaj qendre të cilëve u jemi mirënjohës”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.
Haradinaj ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në shërbim të qytetarëve.