Basti i Gani Gecit me Haki Abazin: Kaloj në VV nëse…
Teksa Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në ngërc sa i përket bisedimeve për formimin e Qeverisë dhe nuk kanë paralajmëruar ndonjë takim të ri si përpjekje për të bërë marrëveshje, eksponentë të këtyre dy subjekteve po e shfrytëzojnë kohën për diçka tjetër.
Kështu anëtari i moçëm i LDK’së Gani Geci dhe zyrtari i lartë i VV’së Haki Abazi kanë vënë bast se a do të bëhet koalicioni edhe nëse LDK’së i plotësoheët kushti i Kryeparlamentarit.
Duket se Haki Abazi ka dyshime të mëdha rreth këtij koalicioni sa është përfshirë në bast duke i thënë Gecit se koalicioni nuk do të ndodhë edhe nëse LDK e merr postin e Kryeparlamentarit.
E Geci është i sigurt se nëse VV e shkarkon Konjufcën për t’ia dhënë LDK’së Kryeparlamentarin atëherë koalicioni do të jetë punë e kryer.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë Geci ka thënë se do të kalojë me gjithë familjen e tij në Vetëvendosje përfshirë edhe vajzën e tij deputete.