Lokali në Fushë Kosovë që nuk i lejon të hyjnë burrat
Rregull i pathyeshëm i këtij lokali është “ndalimi i hyrjes së të gjithë meshkujve”!
Madje, Albina Makolli, pronare e këtij lokali thotë se as familjarët e saj nuk lejohen të hyjnë.
Por çfarë ndodh me rastet kur një mashkull nuk është në dijeni për këtë fakt? si e largojnë atë nga lokali e cili është reagimi i tyre?
Për shumë kë, kjo mund të duket diçka e çuditshme, e për më tepër, nga dikush mund të konsiderohet edhe diskriminim gjinor. Por Albina e ka një sqarim sa i përket kësaj, duke treguar edhe arsyet se pse donte të kishte një lokal të tillë.
E siç thuhet, ky vend është bërë edhe një lloj “rehabilitimi” për shumë gra.
Tashmë është bërë zakon që grat e kësaj lagjeje të mblidhen Këtu dhe ti diskutojnë shqetësimet e tyre ditore.
Por, Albina ka menduar edhe për rastet kur gratë në kohë të lirë duna të qëndrojnë në një vend të qetë e mes shoqesh.
E një gotë çaj është krejt çfarë ato duan.
Pra, sipas pronares, qëllimi i këtij lokali nuk është asgjë tjetër pos që femrat që e frekuentojnë, të ndihen si në shtëpisë e tyre.