Nuk ka marrëveshje, flet Albin Kurti
Ka përfunduar takimi mes VV-së dhe LDK-së i cili zgjati rreth tre orë por pa rezultate për marrëveshje të koalicionit mes dy partive.
Albin Kurti lideri i VV-së në një prononcim për media ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm, pasi që stili mere ose lëre nuk mund të na jap rezultate dhe këtë pikërisht po e bënë LDK-ja sipas Kurtit.
“Janë propozimet e datës 24 dhe 26 janarit, mirëpo për marrëvëshje nevojiten përafrime të dyanshme. Ne jemi afruar por nga ana tjetër ka insistim vetëm në 8 janar në stilin merre ose lëre ,nëse vazhdohet në këtë stil nuk mundë të arrihet marrëveshje. Unë përpjekjet nuk do t’i ndali deri në shëndrrimin e ndryshimit politik të gjashtë tetorit një ndyshim institucional në republikën e Kosovës”.
“Populli e ka thënë fjalën e vet interesimi dhe gatishmëria në takime kurr nuk ka qenë më e madhe për marrëveshje është e vërtet se na ka ngelur vetëm edhee një javë me vullnet të mirë dhe me punë të palodhshme pa u kursyer pa rezerva, për asnjë gjë kam qenë i hapur që të arrijmë marrëveshje, por asnjëherë nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Afrimi i pozicioneve duhet të jetë i dy anshëm”.