Thaçi e mirëpret planin e Donald Trump për Lindjen e Mesme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur planin e liderishipit amerikan në krye me Presidentin Donald Trump për Lindjen e Mesme.
”E mirëpres dhe e pranoj planin e lidershipit të Donald Trump për Lindjen e Mesme”, shprehet i pari i Kosovës.
Meqë së fundi presidenti amerikan Donald Trump takoi liderët izraelitë, Thaçi theksoi se paqja duhet të jetë synimi i vetëm.
”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqjen dhe vizionin që ta bëjnë atë të jetësohet”.
”Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në twitter./FaktePlus
I welcome @POTUS @realDonaldTrump leadership and I endorse his plan for the Middle East. Peace is the ultimate goal and leaders of both sides must show leadership and vision and make it happen. The world is watching and all will be encouraged to follow suit.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 28, 2020