Një orë nga takimi i ambasadorëve me LDK-në e VV-në
Është bërë një orë që kur ambasadorët e vendeve të QUINT-in u panë të hynë në objektin e Kuvendit së bashku me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Nga ta mungon vetëm ambasadori Kosnett që nuk është parë me homologët e tij. Ata fillimisht u mblodhën në zyrën e BE-së për t’u nisur më pas drejt Kuvendit ku po i pritnin përfaqësuesit e partive.
Por një orë pasi ka filluar takimi i tyre, nuk dihet nëse është arritur ndonjë rezultat.
Brenda janë edhe përfaqësues të LDK-së e VV-së ndër ta Isa Mustafa, Besnik Bislimi ndërsa jozyrtarisht mësohet se janë edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, raporton FaktePlus.
Ndryshe Mustafa para takimit për media tha se do t’i paraqitnin qëndrimet e tyre që sipas tij ofrojnë balancë në pushtet.