Harrojini pikat: Mund ta çlironi hundën me një shishe
Po vjen një kohë virusesh, ftohjes, gripi dhe shoqëruesi i tyre besnik – një hundë e mbushur përjetësisht.
Shumica prej nesh e zgjidhin këtë problem me pikat e hundës, por problemi lind kur i përdorim ato në mënyrë jo të duhur, duke dëmtuar kështu mukozën delikate të hundës dhe, në të njëjtën kohë, duke u bërë të varur prej tyre, transmeton lajmi.net.
Një ‘cicërimë’ nga Japonia zbuloi metodën krejtësisht natyrale për hundën e zënë. Tingëllon më shumë se çuditshëm, por ky përdorues i Twitter thotë se funksionon.
Siç thotë ai, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një shishe plastike nën sqetull. Sipas tij, kjo funksionon sepse stimulon punën e sistemit nervor parasimpatetik, i cili përndryshe është përgjegjës për sekretimin e pështymës, tretjen.
“Nga të gjitha metodat që kam provuar në jetën time, vendosja e shisheve nën sqetull ka provuar të jetë alternativa më e mirë. Është e rëndësishme vetëm ta mbash atë nën një sqetull për një kohë në lidhje me hundën e bllokuar”, këshillon përdoruesi @dobu_p në Twitter.