Apostolova dhe Abott shihen në afërsi të Kuvendit
Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott është parë afër ndërtesës së Kuvendit, aty ku ka nisur takimi mes zyrtarëve të VV-së e LDK-së.
Por Nicholas Abbott si duket në agjendë ka ndonjë takim me shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Ndërtesa e BE-së në Kosovë është afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, por e ndarë me grila.
Në këtë takim i cili po zhvillohet brenda Kuvendit të Kosovës nuk dihet a janë edhe ambasadorët e tjerë, por në afërsi të Kuvendit është parë duke hyrë edhe ambasadori Italian, Nicola Orlando dhe zv.ambasadorja franceze, Carole Blester-Feffer.