Aksident me të lënduar, shoferi vozit me sandale
Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Ferizajt rreth orës 17:00 të së martës, mes një autobusi dhe një veture në rrugën “Rexhep Bislimi”.
FaktePlus mëson se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.
Sipas burimeve të FaktePlus thuhet se shoferi i veturës ka qenë duke vozitur me sandale të cilat dyshohet që kanë qenë edhe shkaktar i këtij aksidenti.
Aty janë parë edhe zyrtarët policorë të cilët kanë dalë për ta hetuar rastin.
FaktePlus do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.