IKSHP tregon masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar masat për parandalimin e pneumonisë me Coronavirusin.
IKSHP rekomandon që të shmangen kontaktet me njerëzit që vujanë nga infeksionet akute në frymëmarrje, të evitohen vendet e mbyllura, të kërkohet ndihma mjekësore në rast të paraqitjes së etheve, kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje.
Njoftimi i plotë:
Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus!
- Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
- Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekomda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
- Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
- Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
- Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
- Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!
- Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!/FaktePlus