Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s./FaktePlus