Një person goditet për vdekje me sëpatë
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë.
ABC News ka mësuar se viktima, Dashnor Osmani, është qëlluar dhe masakruar me sëpatë, duke ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja e ndodhur në afërsi të Pazarit në Korçë, shton dyshimet se ka ndodhur për shkak të një konflikti me një tregtar tjetër, ose më një klient.
Ende nuk ka informacion për shkaqet e konfliktit që ka çuar në këtë vrasje makabre.