Frika nga coronavirusi, çifti kinez ndalohet në Durrës
Një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me coronavirus.
Ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën e kaluar.
Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar.
Ata kishin tre muaj që udhëtonin nëpër Evropë përpara se të vinin në Shqipëri.
Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë.