Thaçi uron Kadarenë: Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar shkrimtarin, Ismail Kadare në ditëlindjen e tij të 84.
Thaçi tha se Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë.
Thaçi uroj jetë gjatë për Kadarenë.
Postimi i plotë:
Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, prandaj është gëzim i veçantë ta uroj kolosin e letërsisë shqiptare në 84-vjetorin e lindjes. Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë. I uroj jetë të gjatë! HTH/FaktePlus