Takimi LDK-VV, Albin Kurti arrin në Kuvend
Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takim pritet të jetë vendimtar për arritje apo mosarritjen e një koalicioni të mundshëm.
Indeksonline më herët raportoi se Albin Kurti do ia jap kryeparlamentarin LDK-së, vetëm nëse ata ia japin Ministrin e Punëve të Brendshme.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një deklarate për media gjatë ditës së sotshme tregoi se do të vazhdojnë të insistojnë për postin e kryeparlamentarit.